Burri 46 vjecar që përdhunoi të bijën Guri Përgjegji jetonte me gruan e dytë, djalin dhe vajzën që kishte nga gruaja e parë. Nëna e vajzës ka vdekur 7 vjet më parë në një aksident rrugor dhe sot ajo jetonte me njerkën, babanë dhe vëllanë.
Përgjegji ishte kthyer nga Greqia para një viti ku kishte punuar për disa kohë si emigrant. Banorët kanë treguar se autori i incestit ngacmonte edhe femrat e tjera në fshat.
Vajza e dhunuar seksualisht, nga ai që e solli në jetë, sipas mjekëve, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Zyrtarisht policia njofton se ka prangosur shtetasin Guri Përgjegji, baba biologjik i 15-vjecares.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/