Berisha: Rama në raportet e tij me serbët, një ufo politik

Berisha: Rama në raportet e tij me serbët, një ufo politik

61
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka kritikuar sot deklaratat e Kryeministrit Rama për takimin në Nish përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pjesemarrja ne nje forum biznesi eshte normale, por te trumpetosh si sukses tendin autostraden Nish -Merdare eshte servile dhe qesharake!

Te dashur miq, lidhur me pjesemarrjen e tij ne nje forum ekonomik ne Nish, Edvin Kristaq Rama shkruan: “Ky forum biznesi që do të organizohet në Nish të Serbisë ka kohë që po planifikohet dhe si pikënisje ka pasur bashkëpunimin për eliminimin e barrierave tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë, tha Rama, ne jemi takuar si çdo vit tanimë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, dhe unë kam prezantuar me shumë krenari produktin fillestar të një pune të përbashkët, që e ka pasur zanafillën tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës për reduktimin e barrierave tregtare”.

Trashegimtar i tradites aterore te sevilizmit te neveritshem ndaj Beogradit dhe serbeve, si themeluesit e partise qe drejton, Edi Rama, i paafte te perfitoje qofte dhe nje projekt te vetem per Shqiperine, do te rrahe tani gjoksin me investimin e BE per autostraden Nish-Merdare.

Rruga eshte padyshim e rendesishme por per shqiptaret ajo behet e rendesishme vetem me segmentin Prishtine – Merdare. Perpjekjet per te krijuar ne çdo rast kontrastin ne marredheniet Shqiperi – Serbi krahasuar me ato Kosove – Serbi eshte nje ndihme e pamerituar qe i jepet Beogradit, qe tani se fundi po i ngrene edhe shtatore xhelatit te shqiptareve Sllobodan Millosheviçit.

Kjo perpjekje e neveritshme eshte gjithashu nje menyre per te hedhur hije mbi qendrimet e drejta dhe parimore te Prishtines ndaj Beogradit.

Te pretendosh se po shkon te serviresh marredheniet me Kosoven si model per marredheniet me Serbine deshmon se je thjesht nje Ufo i vertet ne politik! Sb”, shkruan Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY