Policia ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë të dyshuar për trafikimin e drogave të forta dhe pastrimit të parave. Nga operacioni policia Holandeze ka sekuestruar 13 kilogramë kokainë, një armë zjarri dhe më shumë se 1.3 milionë euro.
Mediat vendase raportojnë se arrestimi është bërë të premten e kaluar. Shqiptarët, një burrë 36vjeç dhe një grua 20vjeçare, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije u përpoqën të shpëtonin nga dera e pasme e banesës bashkë me 13 kilogramë drogë, por nuk ia dolën. Ata akuzohen për trafikim të drogave të forta si edhe për pastrim parash.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/