Shqiptarët të tretët për spiunim në UDB

Shqiptarët të tretët për spiunim në UDB

53
0
Shares

Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtorë të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit

Shqiptarët edhe pse ishin më të diskriminuarit në ish-Jugosllavi, prapë në mes tyre kishte shumë bashkëpunëtor të shërbimit shtetëror UDB. Sipas një analize që ka publikuar përditshmen maqedonase “Dnevnik”, shqiptarët radhiteshit në vendin e tretë për spiunim tek organet e shtetit, pas serbëve dhe kroatëve.

Gazeta shkruan se ky fakt ndërlidhet edhe me të dhënat e fundit të Komisionit të Lustrimit në Maqedoni ku nga 23 funksionarët e lustruar, tetë prej tyre kanë dalë shqiptarë. Gjithashtu bëhet e ditur se një numër i madh i viktimave shqiptare janë spiunuar kryesisht nga bashkëkombësit e tyre bashkëpunëtor të shërbimit sekret, citon INA.

UDB aktivitetin e saj kryesor gjatë sistemit të kaluar e kishte përqendruar tek shqiptarët dhe zhvillimin e situatës të ndërlidhur me statusin e tyre në Kosovë, dhe në ish-republikat e tjera jugosllave. Analistët politikë kanë theksuar për gazetën se për shërbimet sekrete në agjendë ka qenë diaspora shqiptare dhe shoqatat e tyre.

Ndryshe, që nga përfundimi i luftës së dytë, mijëra shqiptarë janë përballuar me sistemin shtetëror jugosllav. Shumë prej tyre kanë përfunduar nëpër burgjet famëkeqe, kurse gati secila familje gjatë pesë dekadave, është detyruar të dorëzoj një armë dhe të përballët me sistemin e sigurimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY