Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë fal personat me probleme mendore kur ata përfshihen në një krim. Por më tej ai fal edhe ata që në momentin krimit kanë demonstruar probleme mendore.
Sipas nenit 17 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë që përjashton këta persona nga përballja me ligjin dhe vuajtja e një dënimi për krimin që kryejnë.
“Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore. Nuk ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së veprës vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik që ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kuptojë se kryen vepër penale”, thuhet në këtë nen.
Ky nen ka shërbyer edhe shteg përmes të cilit disa vepra të rënda kriminale janë amnistuar nga gjykatat pas shërbimeve korruptive.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/