Kërkime të ndërmarra nga ekspertë në vende të ndryshme kanë dëshmuar se disa cilësi personale na bëjnë me pak tërheqës në sytë e të tjerëve. Ja 10 nga këto cilësi, të shoqëruara me ilustrime, të cilat bëni mirë t’i mbani mend e t’i korrigjoni nëse doni që të tjerët të mos iu shohin ndryshe.
- Stresi
Në vitin 2013, revista ‘Biology Letters’ publikoi disa të dhëna që tregonin se femrat që kanë nivel më të lartë të hormonit të stresit, kortisol në trupin e tyre, janë më pak tërheqëse se meshkujt.
- Pandershmëria
Sipas studimeve, gënjeshtra shihet si një nga cilësitë më pak të këndshme që mund të ketë një person. Dhe kjo vlen edhe për gënjeshtrat më të vogla.
- Mungesa e gjumit
Në 2010, shkencëtarët nga Suedia provuan se sa më pak gjumë të flejë një person, aq më pak tërheqës është ai në sytë e të tjerëve.
- Të qenët i keq
Një studim i zhvilluar në Kinë në 2014 përfshiu një grup vullnetarësh të realizonin në seri fotografish të njerëzve me mimikë neutrale, por me kushtin që emocionet e tyre të përshkruheshin në mënyrë të larmishme poshtë secilës foto. U zbulua se njerëzit që përshkruheshin si të këqij, u klasifikuan si më pak tërheqës.
- Gjuhë trupore e kontraktuar
Akademikë nga 4 universitete në SHBA kanë mbërritur në konkluzionin se krahët e kryqëzuara, shpatullat e ulura dhe në tërësi mungesa e gjuhës trupore, i bën njerëzit të mërzitshëm.
- Përtacia
Specialistë të Universitetit të Wisconsin dhe New York kanë provuar se njerëzit dembelë shihen si shumë të mërzitshëm nga të tjerët përreth.
- Fytyrë shumë e lumtur
Në 2011, kërkues nga universiteti i ‘British Columbia’ zbuluan se femrat nuk i durojnë dot meshkujt që qeshin më shumë seç duhet.
- Krenaria e tepruar
Studimi i mësipërm ka përcaktuar gjithashtu se femrat me sens të tepruar krenarie nuk janë fare tërheqëse për meshkujt.
- Aromë e ngjashme
Universiteti i New Mexico ka zbuluar se njerëzit që kanë aromë të ngjashme nuk e tërheqin njeri-tjetrin, pasi kjo në mënyrë të pavetëdijshme i bën ata të mendojnë se janë të afërt.
- Mungesa e sensit të humorit
Psikologët në universitetin Ulster kanë arritur në konkluzion se pavarësisht nga gjinia, njerëzit që nuk kanë sens humori janë më pak tërheqës për të tjerët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/