Ish shefi i Komisariatit të Vlorës ka reaguar pas masakrës që ndodhi në Palasë ku daja vrau nipin e tij 12 vjecar. Agim Basha, ish-Shefi i Komisariatit të Vlorës tregon nga përvoja në krye të policisë së Vlora ka nevojë urgjente për zgjidhjen e një problemi të madh me të sëmurët mendorë. Sipas tij shifrat janë alarmante ku rreth 1600 persona në këtë vend kanë probleme me shëndetin mendor.
Reagimi i plotë i Agim Bashës.
Krimi makabër i ndodhur në Palasës ekspozon indiferencën kolektive dhe institucionale ndaj personave me shëndetin mendor të dëmtuar.
Sëmundjet mendore që prekin jo pak njerëz nuk janë vetëm një problem individual. Disa nga këta tê sëmurë janë rrezik publik.
Në një nga detyrat e mia si shef i Komisariatit të Policisë në një rreth konstatova se shumë zënka e konflikte me ose pa pasoja kishin protogonistë personat me probleme mendore. Kjo më nxiti të bëj identif
ikimin e numrit të përgjegjshëm dhe të percaktoja kush përbënte rrezik. Shifra ishte befesuese rreth 1600 persona kishin probleme me shëndetin mendor. Kishte dhe disa qindra që e mbanin të fshehtë. Dhjetra prej tyre ishin agresivë që për publikun dhe policinë do te thotë rrezik. Edhe pse identifikuam personat, adresat e banimet, vendosëm komunikim me familjarët duke i udhëzuar dhe aksesuar për çdo rast, kuptova pamundësinë e Policisë.
Është përgjegjësi e Institucioneve të shëndetit dhe pushtetit vendor zgjidhja e përhershme e trajtimit të personave me shëndetin mendor të dëmtuar.Nuk mund të shpërfillen më.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/