Të tjera dëshmi vijnë nga fshati Palasë, i tronditur një ditë më parë nga një krim barbar, ku kushëriri i preu kokën të miturit 12vjeçar. Banori i zonës, Petro Milo tregon për “News24” se autori i krimit Jorgo Zani është shtruar edhe para dy muajsh në Psikiatri.
“Jorgo Zani ishte i çmendur, ka qenë në psikiatri. Para 2 muajsh u shtrua 10 ditë në psikiatri, kur u rikthye nga spitali, tregonte agresivitet. Para pak ditësh ishte në krizë, morëm të atin në telefon. I ati erdhi në fshat, qëndroi rreth një javë me Jorgo Zanin”, tregon banori i fshatit. Ai dëshmon ndër të tjera se Jorgo kërkonte në fshat edhe femra. “Donte femra për seks”, thotë Milo. Sipas tij, banorët e fshatit janë ankuar qindra herë për Jorgon. “Jorgo Zani është shoqëruar disa herë në polici. Zani ishte shtruar disa herë në spital, merrte kura ilaçesh, kur i mbaronte kura gjendja e tij perkeqesohej”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/