“Blushi është shitur të Rama se nuk pranoi të blihej nga Meta”

“Blushi është shitur të Rama se nuk pranoi të blihej nga Meta”

56
0
Shares

Bën Blushi nuk ka pranuar të blihet nga Ilir Meta ndërkohë që po projektonte një qeveri teknike me opozitën prandaj po sulmohet nga portale afër Ilir Metës. Blushi nuk folur me emrin e tij sot për t’iu përgjigjur hamendjeve se po flirton me kryeministrin Rama për një post të larte.

Por lapsi.al i njohur si mbështetës i deputetit socialist ka shkruar në një redaksionale se është e qartë se kush qëndron pas sulmit të gazetarit Artur Zheji.

“Të gjithë e dinë se kur Ilir Meta hodhi idenë e qeverisë teknike, Blushi, një kritik i madh i Ramës, nuk pranoi të bëhej pjesë e tratativave të një plani mes Metës dhe Berishës për të bërë një qeveri të tyre.

Ishte gjëja më e natyrshme më parimore dhe më logjike.

Sepse të kritikosh rilindjen, për korrupsionin, dominimin e njishit, mungesën e zgjedhjeve, makutërinë në pushtet dhe të shkosh e të bësh koalicion me Berishën dhe Metën, është njësoj si të kesh folur kot.

Blushi nuk është i blerë se nuk shkoi të shitej tek Meta si shumë socialist të tjerë.

Por për logjikën e Zhejit, sipas të cilës dikush duhet të të paguajë patjetër, Blushi po,vërtet është shitur te Rama. Arsyeja e thjeshtë sepse nuk pranoi të blehej nga Meta”, shkruan portali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY