BLEDI KASMI/Kë po bën pis Rama ?

BLEDI KASMI/Kë po bën pis Rama ?

61
0
Shares

Tre apo katër shoqata gazetarësh reaguan dje me indinjatë ndaj një projektligji të gatuar në zyrën e Ramës që parashikon dënimin deri me 3 vite burg për gazetarët për “influenca të papërshtatshme”. Kjo është tentativa e dytë e kreut të qeverisë për të miratuar një ligj që synon burgosjen e gazetarëve.

Një projekt të ngjashëm, ai dorëzoi në Parlament në nëntorin e vitit 2015. Ai projektligj u rrëzua brenda 24 orësh dhe pati një reagim të gjithanshëm kundërshtues. Projekti i ri nuk ndryshon shumë nga i pari dhe ka të njëjtët shkrues të ligjit. Gazetarët mund të burgosen në bazë të nenit 13/3 sipas ëndrrave që mund t’i faniten të Sëmurit të Surrelit.

Ndryshimi mes ligjit të dorëzuar 10 muaj më parë dhe atij të dorëzuar dje është në formë, por jo në përmbajtje. Ndërsa në nëntorin e kaluar projektligji kishte damkën personale të Ramës në të gjitha komponentët, që nga shkrimi i tij, tek dorëzimi në Parlament, kësaj here, Rama ka vepruar më me hile. Ai e ka paraqitur këtë si një projekt të ekspertëve të Komisionit të Reformës në Drejtësi. Në këtë komision dihet se kush janë ekspertët e Ramës. Pothuajse të gjithë ata janë inkuizitorë të fjalës së lirë në diktaturë. Kanë qenë ose hetues ose gjyqtarë në atë kohë duke dhënë dënime politike ndaj “armiqve të partisë”. Mirëpo ky komision i Reformës në Drejtësi ka edhe një asistencë ndërkombëtare.

Arsyeja se përse ka vepruar në mënyrë tinzare kësaj here për të arritur të njëjtin qëllim që kishte 10 muaj më parë është që të implikojë në këtë ligj censure ndaj fjalës së lirë edhe ekspertët ndërkombëtarë që janë pjesë e këtij komisioni të reformës si dhe dy institucionet Euralius dhe OPDAT.

Disa herë gjatë betejës një vjeçare të reformës, Rama ka luajtur në këtë mënyrë duke tentuar që të bëjë pis në tentativën e tij për kapjen e drejtësisë edhe ndërkombëtarët. Neni 13/3 i dënimit të gazetarëve me 3 vite burg me një klauzolë qesharake si ajo e “influencave të papërshtatshme” është edhe më diskrimnues dhe klasor edhe se neni famëkeq 55 i diktaturës për “agjitacion dhe propagandë”, pasi është shumë më tepër evaziv në dënimin e armiqve në rradhët e gazetarëve.

Për nenin 13/3 duhet të bëhet transparencë e plotë. Emrat e njerëzve të komisionit të reformës nuk janë anonimë. Ata janë emra konkretë dhe përgjegjësia në këtë rast nuk mund të jetë jetime. Avokatët e këtij neni inkuizicioni ndaj fjalës së lirë në këtë vend duhen të zbardhen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY