Deputetja e opozitës, Albina Deda kërkoi sot që të ndërtohet një database me të sëmurët mendorë në të gjithë vendin për të shmnagur ngjarjet tragjike që ndodhën dittë e fundit si shkak i krimeve nga persona me deformime psiqike.
“Duke u nisur nga ngjarjet e shumta te vrasjeve monstruoze, nga persona me probleme mendore, si dhe numrit te madh te semureve, mungeses se nje sherbimi shendetsor te duhur per kete kategori , eshte emergjente te krijohet nje databaze ne te gjitha institucionet shendetesore, dhe te rakordohet me Drejtorine e pergjitheshme te Fondit te sigurimeve shendetesore ku te perfshihen:
spitalet psiqiatrike,
spitalet rajonale( mjeket neuropsikiater)
spitalet e rretheve,( mjeket neuropsikiater)
Mjeku familjes( pacientet qe trajtohen per probleme neuro- psiqike)
dhe kjo liste cdo muaji tu dergohet nga Fondi drejtorive te policive ne qarqe.
Kjo kuptohet qe vlen per nje polici qe punon per parandalimin e ketyre ngjarjeve,
dhe jo te prese te ndodhe ngjarja dhe pastaj te deklaroj “qe vrasesi na qenkerka me probleme mendore”..!!!”, thekson Albina Deda.
Deda është me profesion mjeke.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/