Ish-oficeri i gardës Izet Haxhia dënuar në mungesë për pjesëmarrjen në vrasjen e Azem Hajdarit në vititn 1998 ka akuzuar sot ish shefin e shërbimit sekret Fatos Klosi se është i përfshirë në “infektimin” radioaktiv të dy ish shefave të tjerë të shërbimit sekret në Shqipëri pas vitit 1990, Bashkim Gazidede dhe Kujtim Hysenaj.
Haxhia e lidh akuzën e tij me faktin se Klosi është fizikant dhe se ka qenë i specializuar më herët për rrezatime radioaktive.
“…Por kisha nje keshille per zotin Rama, ,të kesh kujdes nga Fatos klosi të cilin e ke emruar Drejtor të Qendres se Fizikes Berthamore. Nuk e di a e din zoti kryeminster, po une ”roja ”po të kujtoj se Klosi në kohe të Enver hoxhes u specializua, si njeri i besuar i regjimit, per eleminime njerzish me ane të Rrezatimit Radioaktive, nje metode e njohur dhe perdorur nga KGB dhe sherbimi sekret rus i Putinit per eleminimin e kundershtareve të Putin. A eshte rastesi që dy shefa të Shik njeri para klosit dhe tjetri pas tij, Gazidede dhe Hysenaj, vdiqen me kancer? Kolegu i tyre që ishte në detyre ndermjet tyre, koncidoi të ishte specialist i radioaktivitetit,marrja e të cilit shkakton semundjen vdekjeprurse të kancerit. Desha ta pyes Profesorin e Rrezatimit Radioaktive kriminal dhe até të romaneve policore se ku ua bere rrezatimin Radioaktive kancer beres dy ish kolegeve të tu? A mos valle Gazidedes ja gatite rrezatimin me ane të ”imamit ”të xhamise ku Gazidede si mysliman i devotshem shkonte të falej dhe a ishte ky ”imam ”spiuni juaj i specializuar per punet e rrezatimit? Po Kujtim Hysenajt ku ja gatite rrezatimin? Mos valle kete e bere tek Restoranti ”Gjeli ”i Agim Buxhelit?”, ka shkruajtur Haxhia në rrjetin e tij social.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/