5 MUAJ/Fshihen hetimet për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë

5 MUAJ/Fshihen hetimet për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë

48
0
Shares

Kanë kaluar 5 muaj që kur u rrëzua në liqenin e Shkodrës helikopteri i ushtrisë ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë publike me rezultatin e hetimeve.

Grupi i hetimit kishte në dorë ndër të tjera edhe kamerën e helikopterit, kutinë e zezë por ende deri sot nuk ka asnjë të dhënë se cfarë është regjistruar.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes është kryer hetimi administrativ dhe sipas gjetjeve të tij lëvizja e helikopterit ka qenë plotësisht në pajtim me ligjin. Mjafton vetëm një fakt për të rrëzuar këtë hetim. Në bord të helikopterit ka qenë një zjarrfikës gjë që nuk është e parashikuar në modulet e fluturimit të helikopterit dhe përbën shkelje të rëndë.

Ndërkaq hetimi nga prokuroria është futur në një “kasafortë”. Zëra brenda repartit të helikopterëve këmbëngulin s helikopteri kishte destinacion dhe detyrë tjetër nga ajo që thuhet në hetimin administrativ.

Dy pilotë, Kapiten Florian Deliaj dhe kapter Donald Hoxha humbën jetën ndërkohë që askush nuk është vënë përpara përgjegjësisë nga të gjallët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY