Të mbyllësh biznesin në Shqipëri është një dramë më vete. Por mund të ndodhë që mendon se biznesi është mbyllur dhe ke përfunduar cdo procedurë kur pas një viti të lajmërojnë se ti vijon të jesh biznes duke marrë ndërkohë disa qindra mijëra lekë gjobë.
Ja cfarë i ka ndodhur këtij qytetari që ka publikuar te ‘nisma” hallin e tij:
“
Ne shtator 2014 bera kerkes tek QKR per mbylljen e nje biznesi te vogel qe ishte ne emrin tim.
Ne shkurt 2015 zerova cdo gjobe gjithcka bera kerkes tek tatimet deklarimet per mbylljen e biznesit. Dy jave procedura, Tatimet me thane qe biznesi u mbyll.
Ne mars 2015 ika ne Angli dhe kam 5 dite qe kam ardhur per pushime. Daja me kerkoi qe ta crregjistroja kasen e ta perdorte ai meqe ishte e re. Shkova tek QKR per te marre certifikaten e mbylljes se biznesit dhe me pas te merrja vertetimin tek Tatimet. Surpriza: QKR me thote biznesi yt eshte i hapur. Shkoj tek Tatimet dhe i pyes. Ajo qe me thone me shokoi. Inspektori nuk e ka bere asnjehere mbylljen. Tashme juve ju eshte vene dhe nje gjobe. Duhet te filloj dhe njehere procedurat nga e para per te mbyll biznesin nga berja e deklarimeve berja e kerkesave, nderkoh une edhe nje jave do qendroj ketu.
A ka njeri qe mban pergjegjesi tani? Ku te ankohem une?
Si mund te jene kaq te papergjegjshem?”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/