Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e masakrimit të fëmijës Jorgos Zani, 30 vjeç, banues në Palasë, Himarë.
“Arrestimi i ti u bë menjëherë pasi sot rreth orës 10:34 , rreth 25 m larg banesës së tij, dyshohet se ka vrarë shtetasin e mitur me të dhënat e mëposhtëme:
A.Z., rreth 12 vjeç, banues në Greqi.
Shtetasi i mitur po qëndronte tek gjyshja e tij, shtetësia A.Z., në Palasë, Himarë.
Autori i vrasjes është i afërm i viktimës pasi rezultojnë në lidhje gjaku me njëri-tjetrin.
Jorgos Zani dyshohet të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Vlorës në datat: 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit” pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.
Gjithashtu nga Spitali Psiqiatrik Vlorë, rezulton se shtetasi Jorgos Zani është kuruar edhe në shtetin Grek për vite me radhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/