Ky çift i sapomartuar me siguri nuk ka për ta harruar kurrë ditën e dasmës. Dhëndri gjatë realizimit të setit fotografik është kafshuar nga një gjarpër.
Laura Loretz 33-vjeçe dhe Johnny Benson nga Fort Colling i Kolorados, kanë ndërruar unazat në kishën katolike Shën Jozefi pasditen e së hënës.
Pas ceremonisë së organizuar, ata ishin nisur për në parkun Horsetooth për të realizuar disa foto, por kurrë nuk kishin menduar se do t’iu ndodhë diçka e keqe.
Derisa Johnny 44-vjeç po qëndronte i ulur prapa bashkëshortes së tij për të kapur foto interesante por një gjarpër u shfaq papritur dhe kafshoi në këmbë. Menjëherë aty mbërriti ambulanca, e cila i dha dhe ndihmën e shpejtë. Fatmirësisht gjithçka përfundoi mirë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...