Një mësuese e shkollës fillore ka veshur bikini për herë të parë në jetën e saj pas humbjes së 95 kg dhe heqjes së 5 kg lëkurë të tepërt.
29-vjeçarja Mallory Buettner, nga Quinte West në Ontario Kanada, vendosi dy vite më parë që t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut pasi pesha e saj kishte kaluar 180 kg.
Më 30 qershor të këtij viti për të përfunduar transformimin e saj, Mallory iu nënshtrua sërish një operacioni për të hequr nga trupi i saj rreth 5 kg lëkurë të tepërt që i ishte formuar nga rënia drastike në peshë.
Por trupi i saj i ri ka edhe një çmim të madh për t’u paguar- duke përfshirë komplikimet në kirurgji, dhe anulimin e martesës me të fejuarin, i cili sipas saj nuk binte dakord me jetën e saj të re.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/