DETAJET/ Xhaxhai masakron me thikë nipin 12-vjeçar. Policia: I sëmurë mendor

DETAJET/ Xhaxhai masakron me thikë nipin 12-vjeçar. Policia: I sëmurë mendor

49
0
Shares

Makabritetet e kësaj vere duket se nuk kanë limit. Por, ngjarja më e rëndë deri tani është shënuar ditën e sotme në Palasë, ku është gjetur një adoleshent i masakruar dhe autori i mundshëm i krimit barbar është pikërisht xhaxhai i viktimës, një person me të meta mendore.

“Njoftohemi se sot më datë 17.08.2016 rreth orës 11:40 në fshatin Ndërlysë, lagjia “Mushaj” , Njësia Administrative Shalë, Shkodër ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore dhe grupi hetimor të cilët kanë konstatuar se të plagosur kanë mbetur shtetasja D.B. 41 vjeçe dhe shtetasi K.B. 48 vjeç, të cilët po transportohen për në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor.

Dyshohet se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Lekë Ballza 50 vjeç ( vëllai i D.B.) i cili sipas informacioneve nga banorë të fshatit të cilët e njohin, ky shtetas njihet si person me probleme mendore por të dhëna akoma të pa konfirmuara zyrtarisht.

Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobta brenda familjes. Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.  Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY