Biznes familjar, punonjësi i burgut me të birin kapen me drogë në...

Biznes familjar, punonjësi i burgut me të birin kapen me drogë në makinë

117
0
Shares

Dy pjesëtarë të së njëjtës familje u arrestuan sot pasi u kapën me 40 bimë hashashi të kultivuara në kubik që po i transportonin me makinën e tyre.

Policia e Memaliajt arrestoi në flagrancë babë e bir, shtetasit Gjolek Harizi, 44 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj (Punonjës i IEVP Tepelenë).

Irdi Harizi, 22 vjeç, banues në fshatin Izvor, Tepelenë, pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, Memaliaj nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Benz”, me targa AA 724 KM, që drejtohej nga shtetasi Gjolek Harizi, u gjetën dhe u sekuestruan 40 bimë të kultivuara në kubik të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY