Babai i Jonidës i mbytur në dëshpërim: S’më lanë ta shoh, s’di...

Babai i Jonidës i mbytur në dëshpërim: S’më lanë ta shoh, s’di kë varrosa

57
0
Shares

Babai i Jonidës, Sefedin Canaku është i zhytur në dëshpërim dhe dyshim në të njëtën kohë, për vrasjen e vajzës së tij dhe varrimin gjysëm sekret.

Ai tregon se as në morg, as në shtëpi dhe as në varreza nuk është lejuar që të zbulojë të bijën, për ta parë për herë të fundit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai tregon se dyshimet e tij shkojnë deri aty, sa nuk e di se kë ka varrosur.

Ai tregon edhe historinë e lidhjes 3-vjeçare që e bija kishte me biznesmenin 65-vjeçar, Sokrat Shani, si dhe kërkesat e tij të herëpashershme që vajza të ndahej nga ai.

Babai rrëfen frikën që kishte se ajo mund të vriste veten, pasi disa herë u kishte thënë se do të bënte vetëvrasje, nëse ndahej nga Shani, ka deklaruar ai për gazetën Panorama në një intervistë që e plotë gjendet në versionin print të gazetës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY