Arrestohet Lekë Ballza, qëlloi me armë vëllain dhe kunatën

Arrestohet Lekë Ballza, qëlloi me armë vëllain dhe kunatën

92
0
Shares

Ne foto, vellai I plagosur ne oborrin e shtepise

Autori i dy plagosjeve në Dukagjin është arrestuar sot pasdite nga policia e Shkodrës. Lekë Ballza 53 vjec qëlloi sot mbi vëllain dhe kunatën e tij në shtëpinë e tyre duke i plagosur që të dy.

Ballza dyshohet të jetë me probleme mendore duke qenë kështu personi i dytë me ndërlikime psiqike që brenda një ditë që përfshihet në krim.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve operacionale dhe policore të zhvilluara në zonën e Dukagjinit është arritur për shkak të këtyre veprimeve dhe angazhimit maksimal të të gjithë punonjësve të policisë që autori i ngjarjes shtetasi Lekë Ballza , 53 vjeç , te vetëdorëzohet.

Shtetasi Lekë Ballza, dyshohet të jetë autori i plagosjes së shtetasve D.B. dhe K.B. ( të martuar) konkretisht vëllait dhe kunates së tij( të cilët janë transportuar në Spitalin e traumës Tiranë me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën).

Ngjarje e ndodhur sot në orën 11:40 në fshatin Ndërlysë lagjia “Mushaj” , Njësia Administrative Shalë , Shkodër pas një konflikti për motive të dobëta.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së shkalles së parë Tiranë, për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY