Një program që synon inkurajimin e të rinjve të për të ngritur start up pritet të nisë së shpejti në 4 qytete shqiptare Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër. IDEA do të zhvillohet si një bashkëpunim shqiptaro-gjerman dhe nën koordinimin e AIDA (Agjensia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve).
Drejtor Menaxhues i këtij programi, eksperti gjerman Eberhard Peter Baerenz i tha gazetës shqiptarja.com se ky projekt do të ofrojë një mundësi unike në Shqipëri për 120 start-up innovative, të cilët do të mund të fuqizojnë kompetencat sipërmarrëse dhe aftësitë e biznesit, nga zhvillimi i karakteristikave të nevojshme deri në gjenerimin e ideve dhe finalizimin e një plani biznesi bindës.
“Është një kombinim i trajnimit dhe këshillimit, i konceptuar si një konkurs përgjatë 4 hapave dhe në fillim të Dhjetorit, 15 finalistët do të prezantojnë planet e tyre para një Jurie të pavarur (AIDA, Yunus Social Business, Pro Credit Bank, Biznes Albania, GIZ). Aplikantët duhet të vijnë me një ide të mire dhe të angazhohen të punojnë fort në maturimin e idesë në një biznes që rritet”, shpjegon Baerenz.
E gjithë IDEA është konceptuar si një garë. Në total do të ketë katër faza. Në çdo fazë, skuadra e projektit do të identifikojë pjesëmarresit më të sukseshëm. Vetëm 15 finalistë do të prezantojnë planet e tyre të biznesit në fillim të Dhjetorit para një Jurie të përbërë nga organizata partnere AIDA, Biznes Albania, GIZ, ProCredit Bank dhe Yunus Social Business.
Trajnimi tre ditor në shkallë të gjerë për sipërmarrjen do të zhvillohet në shtator 2016 në katër rajone dhe do të mbulojë tema si: Kompetenca të sipërmarrjes – vendosje e objektivave, kërkim informacioni, vetë-besimi, gjetje mundësish, ndërmarrje e riskut dhe moderim, marrje vendimesh, pranim i përgjegjesive, të mësuarit nga dështimet, këmbengulje, përkushtim në punë, rregulla të kreativitetit dhe mjetet, gjenerim dhe identifikim të ideve. Afërisht 30 pjesëmarres do të zgjidhen në çdo rajon.
Më tej, 40 pjesëmarrësit më të mirë do te vazhdojnë 5 ditë trajnimi në “Planifikim biznesi: i cili do të zhvillohet në dy qytete ku do të trajtohen tema si: Kuptimi i tregut, ndarjet e tregut dhe studimi i tij, marketingu miks, planifikimi i buxhetit; aftësi të menaxhimit dhe lidershipit, puna në grup, zgjidhje e problemeve; Organizimi i biznesit, efektivitetit, menaxhimi i cilësisë; Përgatitja dhe prezantimi i planit të biznesit. Pjesëmarrësit do të kenë mjaftueshëm kohë për të realizuar kërkim të zgjeruar të tregut duke marrë këshillimin/orientimin e nevojshem hap pas hapi.
Pas kësaj pesëmarrësit do të ndjekin 2 ditë trajnim për Menaxhimin financiar që do përfshijë tema si: kostot, investimet dhe plani financiar, si dhe deklaratat financiare (humbja dhe fitimi, rrjedha e parasë, tabela e bilancit). Pjesemarrësve do t’ju ofrohet këshillim para se të bëhen prezantimet finale.
Dhe në finale 15 pjesëmarrësit më të mirë do të prezantojnë idetë e tyre të biznesit para jurisë. Paraprakisht pjesëmarrësit do të kenë shanse të fitojnë aftësi praktike të prezantimit për të bindur të tjerët për idenë dhe planin e tyre të biznesit.
Në projekt nuk janë parashikuar kufizime paraprake për fushat e biznesit. Gjithesesi, do të stimulohen idetë innovative që vijnë kryesisht nga sektorët më fitimprures në Shqiperi si biznese që shtojnë vlerën e produktit, biznese prodhuese, agro-përpunimi, riciklimi, energjia e rinovueshme, etj.
Fazat:
Në total në do të kalojmë në katër hapa .
Në rast se ju do të përzgjidheni të merrni pjesë në të katër hapat, ju do të mësoni brenda 10 ditëve të trajnimit shumë të gjallë, te ndarë në dy module, dhe më shumë se 2 muaj si të zhvilloni një biznes. Programi do t’ju mundësoje ju të zhvilloni aftësitë tuaja si sipërmarrës në inovacion, marketing, organizim dhe menaxhim, planifikim financiar dhe të biznesit.
HAPI 1: Trajnimi në shkallë të gjërë për Sipërmarrjen
Kompetenca ne sipërmarrje: vendosje objektivash, kërkim informacioni, vetëbesim, gjetje mundesish, moderim i ndërmarrjes së riskut, marrje vendimesh, pranim i pergjegjësive, të mësuarit nga dështimet, këmbëngulja, përkushtimi në punë
Rregulla te kreativitetit dhe mjetet, gjenerim i ideve dhe përzgjedhje
HAPI 2: Trajnimi në Planifikim Biznesi
Të kuptuarit e tregut, ndarja e tregut dhe studimi i tij, marketingu miks, buxheti dhe plani
Aftesitë në menaxhim dhe lidership, punë në grup, zgjidhje e problemeve
Organizimi i biznesit, efektiviteteti, menaxhimi i cilësise
Përgatitja e Planit të biznesit dhe prezantim i tij
HAPI 3: Trajnimi në Menaxhim Financiar
Menaxhim financiar: kostot, investimet dhe plani financiar
Tabelat financiare: humbje dhe fitim, cash floë, tabela e bilancit
HAPI 4: Panairi i Ideve / Juria Finale
Aftësi Praktike në Prezantim
Të bindni të tjerët për IDENE tuaj të biznesit dhe planit
Aplikimi:
Gjithcka rreth projektit mund ta konsultoni tek adresa http://idea.cefe.net/
Kushdo mund të palikojë në këtë adresë: http://idea.cefe.net/apply-noë/.
Aplikantët e suksesshëm do të informohen nëpërmjet e-mailit datë 29 Gusht 2016.
Sa kushton:
Trainimi në nje shkallë të gjërë (Hapi 1) do të jetë pa pagesë.
Nëse ju dëshironi të vazhdoni dhe jeni përzgjedhur për Hapin 2, ju do te duhet të paguani një tarifë prej 10,000 Lek.
Dreka dhe kafet janë të përfshira për të gjithë pjesëmarresit gjatë trajnimit.
Nëse ju banoni në një qytet tjeter larg vendit të trajnimit, akomodimi në hotel dhe kostot e transportit do të mbulohen nga organizatorët.
Nëse programi i këshillimit/coaching do të zhvillohet larg vendit tuaj të banimit, juve gjithashtu do t’ju mbulohen kosto e transportit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/