Pesë turistë nga Karaibet janë plagosur pas një aksidenti automobilistik në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëgjesit.
Turistët janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jeten.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit por dyshimet e para janë se drejtuesi ka humbur drejtimin mjetit për shkak të pagjumësisë. Në makinë ndodheshin 20 turistë kur ai u përplas me anën e rrugës në hyrje të qytetit të Tepelënës.
Policia në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkaq është arrestuar shoferi i mjetit, Arben Lame, 46 vjec nga Fieri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/