20-vjeçarja lidhet me shokun e babait, 40 vjet më të madh: Nuk...

20-vjeçarja lidhet me shokun e babait, 40 vjet më të madh: Nuk po bëjmë asgjë të gabuar

47
0
Shares

Një studente 20-vjeçare, ka mbrojtur marrëdhënien e saj me një 60-vjeçar.

Leah Senibaldi, 20 vjeç nga Tennessee në SHBA, u takua tre vjet më parë me Ress Benson, 60 vjeç, shok i të atit.

Ajo thotë se tërheqja mes tyre ka qenë e menjëhershme dhe pas përfundimit të studimeve, ata pritet të marrin një angazhim më të madh, pse jo edhe të martohen.

Leah e takoi Ress kur ishte vetëm 17 vjeç, por pasi e morën vesh për tërheqjen mes tyre, prindërit e ndaluan që të takohet me të.

Ajo ndenji një vit pa folur me të, por Leah thotë se tërheqja për Ress ishte e madhe dhe për këtë arsye vendosi sërish kontakte me të.

Ata u bënë çift zyrtarisht dy vite më parë, pavarësisht kundërshtive të forta të familjarëve të 20-vjeçares dhe miqve të saj.

Leah thotë se ata nuk kanë bërë asgjë të gabuar.

Madje, ajo thotë se shumë moshatare të Ress janë xheloze për të, pasi nuk mund ta kenë këtë të fundit. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY