Vdekja e Pëllumb Marnikollaj, policia greke “raporton” në ambasadën shqiptare

Vdekja e Pëllumb Marnikollaj, policia greke “raporton” në ambasadën shqiptare

52
0
Shares

Në Greqi ka filluar një hetim për vdekjen në rrethana të dyshimta të shtetasit shqiptar Pëllumb Marnikollaj, ndërsa ndodhej në një rajon policie në Athinë.
Përfaqësues të ambasadës shqiptare janë takuar të hënën me drejtues të rajonit ku ka ndodhur ngjarja, në përpjekje për zbardhjen sa më shpejt të kësaj çështjeje.
Oficeri i ndërlidhjes i policisë shqiptare në Athinë, Bujar Mema, tha për ABC News se përfaqësuesit e policisë greke kanë përsëritur versionin e vetë-hedhjes së viktimës nga dritarja. Sipas tyre, kjo ka ndodhur pasi shqiptari e kuptoi se do ta arrestonin, pasi ndaj tij kishte edhe urdhra të tjerë ndalimi.
Sipas policisë greke, viktimës i është dhënë menjëherë ndihma e parë në pritje të autoambulancës, e cila ka ardhur brenda një kohe optimale. Mirëpo Pëllumb Marnikollaj ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Të pyetur nga ambasada shqiptare për shenjat e plagëve në fytyrën e viktimës, policët grekë kanë thënë se mund të jenë bërë në momentin që trupi është përplasur në tokë.
Policia greke thotë se ekzistojnë dhe pamje filmike që vërtetojnë versionin e tyre. Por këto pamje nuk mund të disponohen për momentin, pasi janë përfshirë në dosjen hetimore te çështjes, me cilësinë e provës materiale.
Drejtoria e përgjithshme e policisë greke ka urdhëruar fillimin e hetimeve, të cilat pritet të përfundojnë brenda këtij muaji.
“Atëherë do të mund të shihen edhe pamjet filmike, por edhe raporti i mjekut ligjor që ka bërë ekspertizën e viktimës”, i tha ABC News oficeri i ndërlidhjes i policisë shqiptare në Athinë, Bujar Mema.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY