Shehu i përgjigjet Gjiknurit: Avantazhet e mia përballë veseve të Rilindjes

Shehu i përgjigjet Gjiknurit: Avantazhet e mia përballë veseve të Rilindjes

60
0
Shares

Kandidati i opozitës për kreun e Bashkisë së Dibrës, Sherefedin Shehu i është përgjigjur sot deklaratave të ministrit Damian Gjiknuri, i cili e cilësoi si figurë të ricikluar politike. Shehu deklaroi se çështja e moshës është një koncept i Rilindjes, që sipas tij e ka bazën te G99-shat.
“Rilindja është rilindja e njerëzve me vese. Jam mjaftueshëm i moshuar për të mos pasur vese”, deklaroi Sherefedin Shehu.
Përkundër deklaratave të ministrit Gjiknuri se dibranët kërkojnë një njeri që ua di hallet dhe jo një politikan që vjen vetëm për interesa politike, kandidati i opozitës i kujtoi ministrit se ka qenë prezent në Dibër si deputet dhe kandidimi për postin e kryetarit të Bashkisë do ta rrisë praninë e tij në Dibër.
Prej dy ditësh Sherefedin Shehu e di se cili është rivali i tij në garën e Dibrës. Prezantimin e Muharrem Ramës duket ta ketë ndjekur me vëmendje, tek ka konstatuar që në fillim dhe diferencën në strategjinë e fushatës.
“Pashë që artikulimet ishin personale se sa artikulimet që kanë të bëjnë me qytetarët, sepse pavarësisht nga ngarkesa politike që kanë zgjedhjet këto janë lokale dhe unë personalisht do të fokusohem te vizioni për Dibrën e qytetarët e saj… Kandidatin nuk e shoh si kandidat që do të përplasem personalisht por si përfaqësues të Partisë Socialiste dhe koalcionit qeverisës”.
Avantazhet që kandidati i PD ia njeh vetes si garanci për fitoren janë eksperienca dhe aftësitë menaxhuese.
“Ka dy mangësi është mungesa e eksperiencës së përshtatshme siç është menaxhimi i mirë i bashkisë qytetit, shërbimeve publike, por ajo që është më e rëndësishme është përdorimi i mirë i fondeve publike për dirën”.
Nga pikëpamja politike partinë e kundërshtarit e sheh në rënie, dhe të vetën fituese të 2017-ës.
“Në tre vjet Dibra ka dalë nga harta e qeverisë, Nuk ka marrë asnjë financim për projektet në infrastrukturë, arsim e shëndetësi. Në kohën e PD dhe bashkia dhe komunat e Peshkopisë kanë pasur të paktën një projekt në vit. Ndërsa e gjithë Dibra sot ka dy tre në zbatim”.
Sherefedin Shehu ish-zëvendëministër dhe i zgjedhur dy herë radhazi deputet i Dibrës dorëzoi mandatin e ligjvënësit për të hyrë në garën për rikthimin blu të bashkisë së zonës së tij.
Kjo ishte një lëvizje e kryetarit të Partisë Demokratike, për ta fituar me çdo kusht bashkinë, humbja e së cilës prej demokratëve në 2015-ën konsiderohet aksidentale.
Po në këtë logjikë ishte dhe një lëvizje për ta pasur unike strukturën e partisë rreth figurës së Shehut, pas problemeve që pati dega pas humbjes së bashkisë vitin që shkoi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY