PËRBËRJA E KOALICIONEVE/ Gara për bashkinë e Dibrës, tkurret koalicioni i majtë...

PËRBËRJA E KOALICIONEVE/ Gara për bashkinë e Dibrës, tkurret koalicioni i majtë nga 37 në 4 parti

72
0
Shares

Zyrtarisht në zgjedhjet e pjesshme në Dibër do të jenë në garë përballë njëri-tjetrit, 2 koalicione. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka regjistruar në mbledhjen e radhës koalicionin e majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane, të përbërë nga 4 parti, Socialistët, LSI, PDIU dhe Aleanca Demokristiane e Zef Bushatit, si dhe koalicionin e drejtuar nga Partia Demokratike dhe 11 aleatët e vegjël të saj.
Nuk dihet nëse për shkak të interesit të vogël për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës, por vihet re një tkurrje e koalicioneve, dhe më e dukshme kjo është në koalicionin e majtë.
Nga 37 forca që u rreshtuan ne Aleancën për Shqipërinë Europiane, në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar janë reduktuar në 4 të tilla për zgjedhjet e 11 Shtatorit. Më besnikë duken aleatët e demokratëve edhe pse disa prej partive që kishin kërkuar të bëheshin pjesë e koalicionit të djathtë nuk u pranuan të regjistrohen nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve për shkak se nuk kishin kthyer mbrapsht fondet e buxhetit të shtetit, detyrim që rrjedh për partitë që nuk kanë arritur të marrin 0.5 % të votave në rang vendi.
Brenda 19 gushtit të dy koalicionet duhet të regjistrojnë kandidatët e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhje. Të majtët kanë zytarizuar, si kandidatët për kryetar të bashkisë Dibër, kirurgun Muharrem Rama dhe demokratet dhe aleatet e tyre, deputetin Sherefedin Shehu.

Përbërja e koalicioneve të regjistruara

KQZ vendosi të regjistrojë si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Dibër

– Koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me parti pjesëtare

I. Partia Socialiste e Shqipërisë
II. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
III. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
IV. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë

– Koalicionin “Aleanca popullore për Punë dhe Dinjitet” me parti pjesëtare

I. Partia Demokratike
II. Partia Republikane
III. Partia Agrare Ambjentaliste
IV. Partia Ora e Shqipërisë
V. Partia Bashkimi Demokrat
VI. Partia Mendimi i Djathtë Liberal
VII. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
VIII. Partia Aleanca Kuq e zi
IX. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë
X. Partia Demokristiane e Shqipërisë
XX. Partia Balli Kombëtar Demokrat
XII. Partia Popullore Kristian Demokrate

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY