Krimi i pasionit, dy pista hetimi për vrasjen e dyfishtë të të...

Krimi i pasionit, dy pista hetimi për vrasjen e dyfishtë të të dashuruarve

158
0
Shares

Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të krimit të pasionit, që la pas dy viktima.
Burimet kanë pohuar se nga hetimi i vetëvrasjes së biznesmenit në Lushnjë dhe vrasjes së 29­vjeçares në Golem, rezultoi se viktima Sokrat Shani prej disa kohësh ka pasur lidhje me shtetasen Jonida Çanaku.
Kjo lidhje mësohet se ka qenë edhe shkak i krimit të rëndë që biznesmeni ka kryer ndaj të dashurës, duke vazhduar më tej me aktin vetëvrasës.
Ndonëse nuk ka dëshmi të mirëfillta në lidhje me momentin final, pasi të pranishme kanë qenë vetëm dy viktimat, dyshimet janë se biznesmeni i moshuar ka pasur kontradikta serioze me partneren e tij 29-­vjeçare, Jonida Çanaku, në lidhje me raportin që ata kishin dhe vazhdimësinë e lidhjes mes tyre.
“Po hetohet pista e vendimit të vajzës për t’u ndarë, por edhe mundësia e kryerjes së krimit për xhelozi nga ana e Sokrat Shanit”, thanë burimet e hetimit të kësaj çështje.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07.00, kur Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lushnjë u njoftua se në fshatin Krutje është gjendur i vrarë me armë zjarri shtetasi Sokrat Shani, 65 vjeç, e më pas u zbulua edhe viktima e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY