Krimi i pasionit, dëshmitarët tregojnë si e njihnin Sokratin dhe të dashurën...

Krimi i pasionit, dëshmitarët tregojnë si e njihnin Sokratin dhe të dashurën e tij

97
0
Shares

Prokuroria e Kavajës, e cila ka kryer veprimet hetimore në lidhje me gjetjen pa jetë të 29-vjeçares Jonida Çanaku dje në Golem, ka marrë në pyetje disa dëshmitarë në zonën ku ndodhej banesa e motrës së Sokrat Shanit.
Dëshmitarët mësohet t’u kenë thënë hetuesve se e kishin parë me dhjetëra herë biznesmenin 65-vjeçar të shkonte në atë zonë në shoqërinë e vajzës 29-vjeçare.
“Ata vinin shpesh këtu në fundjava, por edhe gjatë ditëve të javës. Vinin me një fuoristradë, të cilën e parkonte këtu, dhe më pas qëndronin në lokale ose shkonin në shtëpinë që kanë këtu”, kanë thënë dëshmitarët për hetuesit.
Sipas tyre, biznesmeni ka qenë i qetë dhe nuk kanë arritur që gjatë lëvizjeve në atë zonë të shikojnë ndonjë kontradiktë te çifti.
Dëshmitarët e pyetur nga ana e hetuesve kanë thënë se e identifikonin lehtësisht çiftin, pasi Sokrat Shani shkonte 2-3 herë në javë te banesa e motrës së tij në Golem, ku qëndronte me viktimën Jonida Çanaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY