HISTORIA/ Dashuria e ndaluar midis Sokratit dhe Jonidës…!

HISTORIA/ Dashuria e ndaluar midis Sokratit dhe Jonidës…!

93
0
Shares

Njohja e Jonida Çanakut dhe Sokrat Shanit nuk kishte ndonje moment kulminant.
Ata dhe familjet e tyre vijnë nga i njëjti rreth shoqëror. Ajo nje shtepiake beqare, ai nje burre  ne moshe, me para.
Lidhja mes 29 vjecares dhe 65 vjecarit nisi para tre viteve kur të dy kishin kishin lene pas te kaluaren,
Shani me një martesë 30 vjecare të prishur dhe vajza e re me një fejesë që nuk shkoi me tej.
Diferenca e madhe në moshë dhe mospëlqimi i prindërve të vajzës edhe për shkak të njohjes që kishin me fisin Shani, e detyruan ciftin ta mbante lidhjen të fshehtë. 
Edhe ne fshatin e tij, ne Krutje askush nuk dinte gje. Historia e dashurise flitej vetem brenda ketyre mureve, ku jetonin vec e vec, ish gruaja ne dy katet e poshtme, kurse burri ne katin e 4 te viles.
Prinder dy femijeve, nje djali dhe nje vajze te martuar, askush nuk di te tregoje sa ata ishin dakort me lidhjen e babait.
Takoheshin fshehurazi duke marrë në konsideratë faktin se 65 vjecari ishte biznesmen në tregun bujqësor dhe nuk i mungonin paratë.
Por kohët e fundit fjalët për lidhien e tyre nisën të qarkullonin zera. Shani kerkonte martese me partneren e re e cila mesa duket nuk ka patur te njejten deshire.
Takimet bëheshin kryesisht ketu ne banesen e motrës në Golem  ku dhe ndodhi  krimi.
Në 13 gusht Jonida Canaku nga shtepia e saj ne Kryekuq niset bashkë me të dashurin për në Golem.
Një ditë më pas një sherr motivet e të cilit mbeten ende të paqarta e çoi Sokrat Shanin në aktin ekstrem të vrasjes
Pasi e mbyti te dashuren ai u largua drejt banesës së tij në Lushnje. Policia e gjeti vajzen një ditë më pas  te zhveshur dhe të pajetë në shtrat.
Mengjesin e se henes, disa ore pas vrasjes, Shani qelloi  veten me TT në koke.
Me i vogli i familjes qe mban emrin e gjyshit te tij u zgjua frikshem.
I pari qe hyri ne dhome ne katin e katert ishte djali i Sokratit, babai i ketij 10 vjecari.
Policia gjeti  disa copa letre në njërën prej të cilave shkruhej emri i 29 vjecares dhe adresa e vilës në Golem.
Banoret e Krutjes te cilet jo ne pak raste kane njohur humanizmin e biznezmenit kane mbetur pa fjale. Jo per lidhjen dashurore sesa per vrasjen. Ata nuk e besojne qe ai vrau nje grua.
Bashke me te birin merreshin me biznesin e farerave dhe familja jetonte mire ekonomikisht. Por  ditet e fundit, Sokrat Shani nuk ishte i qete. Jashte kamerave te abcneës, banoret thone se shfaqej i shqetesuar dhe i irrituar, sjellje jashte natyres se tij. /ABCNews/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY