Funerali “i turpit”…, vetëm 25 vetë e përcjellin Jonidën në banesën e...

Funerali “i turpit”…, vetëm 25 vetë e përcjellin Jonidën në banesën e fundit

64
0
Shares

Familja Çanaku në fshatin Kryekuq të Divjakës e ka pasur të vështirë të hapë këtë të martë dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Jonidën, vajzën e vogël të shtëpisë, të ndarë nga jeta 3 ditë më parë.
Ka qenë e vështirë për familjarët të pranojnë lidhjen e vajzës me 65-vjeçarin Sokrat Shano, i cili ishte i dashuri dhe vrasësi i saj ne fund. Të afërm tregojnë se familja ishte përpjekur vazhdimisht ta shkatërronte atë lidhje, por e ndjera nuk ka pranuar.
Historia e nisur 3 vjet e gjysmë më parë, e ka detyruar të renë të ndërpresë edhe fejesën me një tjetër djalë. Këtë herë, Jonida kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me Shanon, por ky i fundit nuk e ka pranuar ndarjen.
Jashtë kamerës, banorë të fshatit Kryekuq të Divjakës, ku banonte vajza më e vogël e familjes Çanaku, fqinjë e të afërm thonë se nuk mund të marrin pjesë në ceremoninë mortore. Vetëm 25 vetë e përcollën atë.
Por krejt e kundërta ndodhi në fshatin përballë, Krutje të Sipërme, rreth 20 minuta larg, ku dyert e mortit janë hapur prej të hënës me familjen, gruan Margaritën dhe dy fëmijët e tyre, që presin e përcjellin njerëzit.
Sokrat Shano u përcoll për në banesën e fundit nga dhjetëra miq e të afërm, banorë të fshatit, të cilët pavarësisht historisë, e përshkruajnë si njeri të ndershëm e një bamirës të fshatit, ndonëse kishin dëgjuar prej kohësh për lidhjen e tij me një vajzë të re.
Sokrat Shano, vrau duke e mbytur 29-vjeçaren më 13 gusht. Para se t’i jepte fund edhe jetës së tij, ai la pas disa letra me adresa ku ndodhej trupi i pajetë i Jonidës, të cilën kishte zgjedhur ta vriste për të mos lejuar që ajo të ikte nga jeta e tij. /TopChannel/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY