Muharrem Rama, kandidati i PS-së për kryetar të bashkisë së Dibrës, ka refuzuar të plotësojë formularin e dekriminalizimit, me cilësinë e anëtarit të ëkshillit bashkiak.
Në listën me 49 këshilltarë bashkiakë, të cilët i janë shmangur me vetëdije ligjit dhe nuk zbatuan afatin e këtij vetëdeklarimi të vendosur nga KQZ, i cili ishte data 4 maj 2016, është edhe kandidati i PS-së për bashkinë e Dibrës.
Në formularin e dekriminalizimit bëhen janë një numër i konsiderueshëm pyetjesh, që nga mitmarrja e deri te pastrimi i produkteve që vijnë nga veprimtari kriminale.
Pyetja e vetme që lind tashmë, ka të bëjë se “cilës, apo cilave pyetje ju është frikësuar kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Dibër?”.
Më datën 4 maj të këtij viti skadoi edhe afati për plotësimin dhe dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, pranë institucioneve përkatëse, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin e politikës, parlamentit, administratës dhe pushtetit vendor, afat që Muharrem Rama nuk e ka respektuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/