Akion Hysi
Partia Demokratike e Beratit denoncon kthimin në detyrë të doganierëve të korruptuar sipas saj, pasi akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1 milion dollar.
PD shton se të akuzuarit janë Elvis Plaku, Akion Hysi, Dhame Xhamballo dhe Arben Ulaj.
Dhame Xhamballo
Sipas PD-së, ndërkohë që për ta është dhënë masa “detyrim paraqitje” ata rikthehen në detyrë.
“Urdhri për rikthimin e tyre ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave”, shprehet Gazmend Azizi, Kreu i degës së PD në Berat.
Rikthimi në punë sipas të djathtëve behët me qëllim fshirjen e provave, që implikojnë edhe eprorët e tyre. Ky veprim sipas PD-së, tregon edhe njëherë kapjen e shtetit.
Njoftimi i policisë në 26 qershor 2016
Berat – Ndalohen 3 punonjës të Degës Doganore Berat për kontrabandë
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar ndaloi shtetasit:
1. Evis Plaku, 29 vjeç, banues në Berat, me detyrë ish-kryetar i Degës Doganore Berat.
2. Akion Hysi, 30 vjeç, banues në Berat, me detyrë doganier regjimi dhe akcizë në Degën Doganore Berat.
3. Dhame Xhamballo, 55 vjeç, banues në Berat, me detyrë doganier i vlerësimit në Degën Doganore Berat.
Ndalimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka vendosur masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’, për veprën penale ‘’Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore’’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 175 dhe 25 të Kodit Penal.
P. S. Doganieri tjetër Arben Ulaj, i shpallur në kërkim, u arrestua në 22 korrik 2016
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/