Berisha cuditet me rrogën e Ardian Çelës

Berisha cuditet me rrogën e Ardian Çelës

72
0
Shares

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar sonte pagat e lartë të drejtuesve dhe punonjësve të OSSHE, sistem pagese që fillon që këtë muaj.

“Qytetaret vrasin veten dhe vriten se nuk paguajne dot energjine me tarifat me te larta ne Europe, derrat OSHEE majmen mbi mjerimin e tyre me rroga stratosferike.

Me vendimin, Çela, akrabaja familjare e Edvinit, i cakton vetes, sikur ta kishte prone private ndermarrjen, rroge me te madhe se sa presidenti i Republikes kurse recepsionistit dhe faturistit rroga me te medha se gjykatesve dhe cdo inspektori tjeter te shtetit.

Kjo sepse Cela ka permbushur te gjitha detyrimet monetare ndaj Rames dhe familjes se tij qe e emeruan aty nga nje person ne ndjekje penale!

Më këtë skemë që tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare, recepsionistët dhe faturistët marrin 700 mijë deri në 800 mijë lekë në muaj (të vjetra). Për ironi, kjo pagë është e barabartë me një gjyqtarë të Shkallës së Parë në Tiranë.

Keshtu me kete skeme te botuar ne fletoren zyrtare, Administratori i Përgjithshëm i OSHEE, Ardian Çela është kujdesur që pagën e tij ta ketë edhe më të lartë se të presidentit të Republikës, rreth 3 milion lekë në muaj (të vjetra).

Por edhe drejtuesit e drejtorive kanë rroga tepër të larta që kapërcejnë mbi çdo pagë të zyrtarit shtetëror, madje edhe mbi atë të kryeministrit. Kështu Drejtori i Divizionit ka një pagë prej 2.7 milion lekë në muaj, shefi i kabinetit paguhet me nga 2 deri në 2.5 milion lekë në muaj, ndërsa drejtorët e drejtorive rajonale nga 1.5 deri në 2 milion lekë në muaj (të vjetra)”, shkruan Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY