Policia e Vlorës ka arritur të shkatërrojë sipas saj bandën e grabitësve të banesave të plazhit, të cilët kanë kryer një seri vjedhjesh përgjatë vijës bregdetare Himarë-Sarandë.
Policia ka arrestuar në flagrancë në vijim të operacionit “Planifikimi” një grup hajdutësh që vidhnin në bashkëpunim prej 7 personash:
1- Jurgen Balliu, 21 vjeç, banues në Bulqizë.
2- Andrea Miha, 24 vjeç, banues në Bulqizë.
3- Ertigen Alla, 19 vjeç, banues në Bulqizë.
4- Algert Disha, 20 vjeç, banues në Bulqizë.
5- Hasan Toska, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.
6- G.D., 16 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.
7- Edmond Abazi, 28 vjeç, banues në Sarandë.
Bëjmë me dije se, shtetasi Edmond Abazi, njihej gjithashtu me pseudonimin “Monçja”. Duke qenë njohës i mirë i terrenit, mundësonte gjetjen e banesave dhe orientonte grupin për të kryer vjedhjet dhe shitjen e sendeve të vjedhura.
Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpumim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh (20 prej tyre të dokumentuara), duke hapur me forcë banesat e plazhit dhe konkretisht duke përfituar momentin kur pushuesit (turistët) largoheshin nga banesat e tyre (me qera).
Gjatë një pune hetimore prej 2-muajsh, Policia e Vlorës ka bërë zbulimin e disa vjedhjeve (banesash por edhe lokalesh apo automjetesh) në të gjithë vijën bregdetare duke filluar nga Himara, fshatrat turistikë përreth, deri në Sarandë (Ksamil), me qëllim shitjen e sendeve të vjedhura për përfitime vetjake ose në grup.
Materiale kryesore të vjedhura kanë rezultuar të tipit: monedha, bizhuteri, vlera monetare (lekë), aparatë celularë,,, dhe një pjesë e tyre janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe 15 vjedhje të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.
Policia ka bërë të mundur shkatërrimin e kësaj “bande grabitëse” të cilët ishin kthyer në një makth frike për pushuesit vendas dhe të huaj pranë këtyre zonave turistike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/