Nis rrjedhja në Kombëtaren Shqiptare, i thërret Kosova

Nis rrjedhja në Kombëtaren Shqiptare, i thërret Kosova

56
0
Shares

Të paktën 3 lojtarë të Kombëtares do të aktivizohen më Kombëtaren e Kosovës duke filluar qysh sot. Traineri de Biazi i duhet të ndërtojë pjesërisht skemë të re për ekipin ndërkohë që kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i ndeshjeve për botërorin.

Milot Rashica, sulmuesi anësor deklaroi sot se ka zgjedhur përfundimisht Kosovën.

Rashica, u la jashtë listës së De Biazit për Euro 2016.

Megjithatë, Rashica tha se vendimi për të zgjedhur Kosovën nuk është një vendim kundër Shqipërisë.

“Është një vendim për Kosovën sepse aty kam lindur dhe aty jam rritur”, ka thënë Rashica sot.

Pas tij, ikin edhe dy mesfushorë të tjerë, Herolind Shala dhe Alban Meha. Për të parin lajmin e ka bërë të ditur vetë tekniku kuqezi, Xhani De Biazi, duke mos dhënë arsye.

Ndërsa lidhur me Alban Mehën, thuhet se ka patur përplasje me FSHF-në dhe vetë trajnerin De Biazi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY