Koha për të rifilluar plazhin për ata që tashmë e kanë përfunduar. Kjo fundjavë do të sjellë të nxehtin afrikan sërish duke shënuar temperaturat më të larta të gushtit deri tani.
E diela e kësaj jave do të shënojë deri në 37 gradë në hije, sipas sinoptikanëve të Tiranës.
Ndërkaq përgjatë gjithë kësaj jave por edhe javës që vjen temperaturat do të jenë të larta. Deri nga data 24 gusht, moti do të jetë i qëndrueshëm ndërsa temperaturat priten të shkojnë deri në 34 gradë.
Për ata që nuk e durojnë vapën zgjidhja është pasdite kur koha do të jetë përgjithesisht e freskët dhe me erë.
Më 24 Gusht, në disa zona priten edhe reshje shiu me intensitet të ulët por kurrsesi në bregdet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/