Debati për shkatërrimin e monumenteve të traditës në stadiumin Qemal Stafa mund të zhvendoset tashmë në një detaj tjetër që rrallëkush e ka ditur.
Bëhet fjalë për një tunel i cili është ndërtuar në të njëjtën kohë me stadiumin dhe që nuk është parashikuar të ruhet nga ndërtuesit e kullës me stadium.
Urbanisti i njohur Besnik Aliaj thotë se tuneli është mbajtur sekret dhe nuk është përmenduar në rastin kur pjesë të stadiumit do të zhvendoseshin për ruajtje.
“Konfirmohet. Nga Fondi Luce-Unesco mësohet se stadiumi olimpik “Qemal Stafa” në pjesën veriore të fushës pas portës ka patur edhe një tunel të nëndheshëm që lidhte stadiumin me objekte jashtë tij. Nuk dihet shumë për këtë fakt për të cilin më kanë pyetur më parë edhe disa miq të tjerë, por tashmë kjo konfirmohet nga arkiva prestigjioze italiane, duke thelluar me tej skandalin që lidhet me këtë objekt historik. Kjo sepse në kompleksin e ministrive në qendër po kthehen në muze disa llagëme te komunizmit, ndërkohë që këtu kemi pasur raste të tuneleve gjysmë shekulli më të vjetër, por aplikohet standard tjetër?!”, sqaron urbanisti Besnik Aliaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/