Horoskopi, 16 Gusht 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 16 Gusht 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

74
0
Shares

Dashi
Sot bazohuni vetëm tek gjërat praktike. Është e kotë të thurni plane për ide me partnerin/en, të cilat vështirë se mund të realizohen. Beqarët do jenë të vendosur për të krijuar një lidhje dhe madje do bëjnë edhe sakrifica për ta realizuar këtë. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm.

Demi
Duhet të tregoheni shumë të qartë dhe precizë në momentin kur do t`i kërkoni një nder njeriut tuaj të zemrës. Ai/ajo duhet te kuptoje drejt se perse behet fjale. Beqarët duhet të dëgjojnë më shumë zemrën e tyre për të ecur përpara. Në planin financiar parashikohen probleme, kujdes në hapat që hidhni.

Binjakët
Nuk jeni në humor që ti ndiqni zhvillimet e fundit sipas planeve që kishit caktuar për marrëdhënien tuaj në çift. Kurioziteti do të bëjë të jeni në dijeni të çdo të reje që ndodh rreth jush. Beqarët do preferojnë ta kalojnë kohën me miqtë dhe nuk do duan të ndryshojnë statusin. Kujdes me shpenzimet.

Gaforrja
Dëshironi të shprehni atë që provoni, por ka diçka që ju pengon ju të dashuruarve. Do ta gjeni vetveten vetëm afër mbrëmjes, kur të jeni në shoqëri të partnerit/es. Beqarët do lodhen pak së kërkuari, por në fund do e gjejnë personin që kanë ëndërruar. Me financat ju duhet plan i mirë menaxhimi.

Luani
Nëse jeni në gjendje të bëni lëvizjen e duhur, do të lini përshtypje të mira tek partneri/ja. Besojini aftësive tuaja dhe gjerat do të rrjedhin vetë. Beqarët nuk duhet të ndrydhen duke menduar për të ardhmen, por t’i marrin gjërat si t’ju vijnë. Sektori i financave nuk do të jetë shumë i mirë.

Virgjëresha
Duhet t`i shkoni deri në fund një çështjeje personale jo shumë të qarë të diskutuar kohët e fundit me partnerin/en. Vetëm kështu do të arrini të zbuloni të vërtetën. Beqarët do kenë kërkesa të pamundura për të krijuar lidhje, prandaj do mbeten ende vetëm. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Peshorja
Kërkoni ndihmën e njeriut tuaj të zemrës për të dalë nga një situatë e sikletshme që do t’ju mbetet në mendje gjatë. Mbase më vone kur ta kujtoni do te qeshni me veten. Bearët do tregohen mjaft të arsyeshëm dhe nuk do hedhin hapa të pa menduara mirë. Me shpenzimet tregohuni sa më vigjilentë në menaxhim.

Akrepi
Një takim i rastësishëm do t`ju japë energjitë për të cilat kishit nevojë. Jeni të gatshëm për të ndërmarrë një udhëtim me partnerin/en që mezi e keni pritur. Beqarët të mërzitur nga vetmia e tyre do bëjnë gjëra të menduara mirë vetëm për të mos ndenjur vetëm. Për financat do të jetë një ditë me fat.

Shigjetari
Mos insistoni që të shpejtoni kohën nëse nuk doni që ju dhe partneri/ja juaj të shikoni të zhduket pa asnjë gjurmë një projekt udhëtimi i planifikuar prej kohësh. Beqarët do kenë një ditë intensive dhe të mbushur me takime interesante. Në planin financiar parashikohen vështirësi të njëpasnjëshme.

Bricjapi
Luftoni për gjërat e reja dhe mundohuni të mos humbni pikë në ato që keni fituar deri tani në marrëdhënien tuaj në çift. Do të hasni me një pengese që nuk e kishit llogaritur. Beqarët do vazhdojnë të mbeten vetëm, pasi nuk do e bëjnë dot për vete personin që pëlqejnë. Financat do përmirësohen.

Ujori
Atmosfera në çift do të jetë shumë e tensionuar sot. Përpiquni të mos jeni ju shkaku i disa mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve sepse do të shkaktoni shumë debate. Beqarët pa e kuptuar as vetë do shohin se gjërat në jetën e tyre do të ndryshojnë papritur. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm dhe gjendja do jetë e mirë.

Peshqit
Do të arrini t`i sqaroni gjerat me partnerin/en vetëm nëpërmjet një bisede të hapur dhe të sinqertë. Mos rrezikoni duke treguar dhe detaje që nuk janë të nevojshme. Beqarët duhet të pranojnë ftesat që do ju bëhen, vetëm kështu mund të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Financat do jenë të mira dhe nuk parashikohen probleme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY