“Nëse do të ishte dhënë ndihma nga mjekët, Pëllumb Marnikollaj do të kishte shpëtuar”.
Kjo është deklarata e avokates greke Maria Konstantopoulou. Pas interesimit nga News 24, Konstantopoulou u shpreh “se po ti ishte dhënë ndihma e shpejtë nga mjekët viktima Marnikollaj do të kishte mbijetuar. Por është e pakuptueshme se si ai është lënë për 5 orë në mëshirën e fatit”.
Zhdukja
Ngjarja e rëndë e ndodhur më 3 Gusht në Reajonin e Policisë Agjio Lavro në Ana Patisia, të Athinës, ku humbi jetën i riu shqiptar nga Lezha, Pllumb Marnikollaj, ka tronditur jo veç të afërmit e miqt e tij, por mbarë komunitetin shqiptarë në Greqi e gjetkë.
Viktima kishte një vendim gjykate detyrim paraqitje në polici dhe ai si zakonisht ishte paraqitur për të firmosur në polici duke respektuar ligjin dhe vendimin e gjykatës, me mendimin të rikthehej sërish në shtëpinë e tij, por ka ndodhur krejt ndryshe, Marnikollaj u paraqit për mos tu kthyer më kurrë.
Pasi ka humbur kontaktet telefonike me shokun e tij, ky i fundit është shqetësuar dhe është vënë në kërkim të shokut. Kanë qenë shokët e viktimës që i janë drejtuar avokates greke Maria Konstantopoulou për ndihmë e cila menjëhere ka shkuar në Rajonin e Policisë Agio Lavro në lagjen Ano Patisia të Athinës, ku është informuar se i riu shqiptarë nga Lezha kishte ndërruar jetë dhe ndodhej në morgun e një spitali aty afër. Avokatja ka gjetur vendndodhjen e viktimës dhe ka bërë identifikimin përmes njerëzve të afërt të 28 vjeçarit.
Avokatja
Avokatja Konstantopoulou në një bisedë telefonike i ka rrëfyer gazetarit Kujtim Vani se ishte tronditur shumë kur kishte parë viktimën në murgun e Spitalit, nuk më ka ndodhur ndonjë here në jetë të shohë një viktimë të tillë, kaq trishtuese, tha avokatja duke fajësuar veç policisë edhe shërbimin e spitalit. Avokatja ka folur edhe për versionin e policisë.
Ajo tha se, “në polici më informuan se viktima kishte detyrim paraqitje, por dyshohej për një vepër tjetër penale dhe po përgatitej arrestimi i tij. Ky ka qenë edhe shkaku, sipas policisë që e ka frikësuar, duke e detyruar viktimën të hidhej nga kati i tretë i komisariatit”.
Viktima ka qëndruar për rreth dy orë në rajonin e Policisë në Ana Patisia para se të hidhej nga dritarja, (sipas policisë) dhe menjëher pas ngjarjes është dërguar në Spital nga policia, ku ka qëndruar për rreth 5 orë, pa asnjë njeri afër dhe pa asnjë të afërm të tij, tha ndër të tjera avokatja, duke shprehur habinë se si ka mundësi që nuk i është dhënë ndihma e shpejtë nga personeli mjekësorë, se padyshim që do ti kishte shpëtuar vdekjes.
Ndër të tjera Avokatja tha se autoritetet e policisë më bënë me dije se kanë njoftuar ditën e dytë të ngjarjes Ambasadën Shqiptare, ndërkohë që me të afërmit e tij nuk mundën që të lidheshin pasi nuk kishin kontakte.
Ambasada
Gazetari Kujtim Vani u lidhëm me përfaqësuesit e Ambasadës Shqiptare në Athinë, të cilët e mohojnë një gjë të tillë dhe siç edhe u verifikua prej tij, ambasada është vënë me të gjitha energjitë dhe mënyrat në lëvizje për zbardhjen e të vërtetës për këtë ngjarje të rëndë misterioze.
Avokatja Maria Konstantopoulou tha se, pas vdekjes së të riut në rrethana të pazakonshme hetimet e ngjarjes i kanë kaluar policisë së Kypselit e cila po merret me zbardhjen e çështjes.
Avokatja ndodhet me pushime dhe do të kthehet në fundin e javës, ku pritet të jap edhe një Intervistë për Televizionin News 24.
Ngjarja e rëndë ku humbi jetën në rrethana të dyshimta 28 vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikollaj, po ndiqet me përparësi nga autoritetet e Ambasadës Shqiptare në Athinë, të cilët thonë se jemi të vendosur dhe do ti shkojmë çështjes deri në fund, për zbardhjen e të vërtetës dhe do të kërkojmë me këmbëngulje nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë dhe ndëshkimin e tyre.
Ndërkohë po hartohet edhe një Notë Verbale nga Ambasada Shqiptare për Qeverinë Greke. Dyshohet se ngjarja ka gjasa të ngjajë me rastin Kareli, që i riu të jetë keqtrajtuar nga punonjësit e policisë.
Raportet zyrtare mbi ngjarjen do të dalin në ditët e ardhshme pasi deri të martën institucionet greke janë pushim.
Gjithsesi ngjarja do të zbardhet shumë shpejt dhe e vërteta do të dali në dritën e diellit, por i ndjeri nuk do të kthehet më! Të hënën në orën 11:00 ai përcillet për në banesën e fundit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/