Edi Rama të mos heshtë, të kërkojë hetim për vdekjen e Pëllumb...

Edi Rama të mos heshtë, të kërkojë hetim për vdekjen e Pëllumb Marnikollit!

42
0
Shares

PD ka ngushëlluar familjen e të riut nga Lezha që humbi jetën pas dhunës së policisë greke në qeli.
Nga ana tjetër PD, nëpërmjet  Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, ka denoncuar indiferentizmin e autoriteteve shtetërore shqiptare, ndërsa ka apeluar për kryeministrin i cili duhet të kërkojë hetim për vdekjen e Pëllumb Marnikollit, jo vetëm si një ngushëllim për familjarët e tij, por edhe për të vënë drejtësinë në vend.

Deklarata e plotë e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma
 

grida duma, 5 gushtPartia Demokratike shpreh ngushëllimet më të thella familjes Marnikolli në Lezhë për humbjen  e jetës së Pëllumbit në Greqi. Ne kërkojmë me forcë zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.
Dëshmitë e familjarëve të Pëllumb Marnikollit janë tronditëse dhe ata faktojnë se njeriu i tyre është paraqitur me 3 gusht në një komisariat policie në Greqi, dhe prej andej ka dalë i vdekur.
Kjo është një ngjarje e rëndë që meriton drejtësi dhe ndëshkim shembullor për çdo përgjegjës për vdekjen e 29-vjeçarit shqiptar.
Dyshimet janë se ndaj të riut shqiptar është ushtruar dhunë. Dhe nëse kjo vërtetohet, ky është një rast i përsëritur i trajtimit çnjerëzor të shqiptarëve në qelitë greke, në kundërshtim me CD normë ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Transparenca dhe drejtësia për këtë rast do të ishte një ngushëllim për familjarët e viktimës, por dhe një kontribut në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Dhe kjo është më së pari detyrë e përgjegjësi e kryeministrit.
Ne i kërkojmë Edi Ramës, i cili e ka përcjellë me heshtje këtë rast, që të ushtrojë detyrën e tij, dhe të kërkojë nga autoritetet greke hetim të plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve për vdekjen e Pëllumb Marnikollit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY