DETAJE/ Rrëfehet shoku i shqiptarit: Si e zbuluam që po e varrosnin...

DETAJE/ Rrëfehet shoku i shqiptarit: Si e zbuluam që po e varrosnin në Greqi

65
0
Shares

Në një rrëfim për “Shekulli”, i mbyllur në një nga burgjet e Greqisë, Besi M – shoku i ngushtë i 29-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj, tregon sesi u interesua të gjente kontaktet e humbura me shokun që u zhduk papritur. Ai thotë se u interesuar nga burgu e më pas njoftoi vëllanë e viktimës.
“Ne, këtu nga burgu, bashkë me shokët jashtë dhe me ardhjen e familjarëve, se vetëm ata mund ta kërkonin aq thellë në polici apo kudo, tregon Besi, gjetëm një avokate, e cila mësoi se ai ishte i vrarë te varrezat, gati për t’u groposur. Jo tek morgu ku mbahen viktimat. Duke pasur identitet, sepse firmoste çdo muaj në polici dhe duke e ditur se është shqiptar personi, e dërguan në morg në fillim dhe pastaj te varrezat për ta zhdukur, sepse e cilësuan si një person pa identitet dhe ngjarjen nuk e bënë publike. Pra, e mbajtën të fshehur për 9 ditë.
Ne, të shtunën, nga ora 4 e mëngjesit, na tha avokatja që ndodhet aty te varrezat, te frigoriferët. Një shoku im që është jashtë ka shkuar te varrezat që ndodhen në Agio-Anargiro bashkë me vëllanë, i cili nuk dinte greqisht, por ishte shoku që përkthente dhe fliste me ata që kishin trupin, por refuzonin ta tregonin apo t’i afroheshin.
Kur vëllai i Pëllumbit ka thënë se dua ta shikoj nëse është im vëlla dhe do ta nis në Shqipëri, është telefonuar policia dhe direkt kanë lejuar të shikojnë trupin që mbahej në frigorifer. Por kur e ka parë shoku im, direkt e ka kuptuar që kishte shenja dhune. Shoku ka kërcënuar duke u thënë se do t’i denonconte, sepse ishte rrahur keq. Ata janë frikësuar dhe u kanë thënë se nuk dinin asgjë dhe nuk kanë lejuar të afroheshin familjarët përveç doktorëve që njihnin policët.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY