DENONCIMI/ Saimir Tahiri i implikuar në atentatin e mbrëmshëm në Shkodër

DENONCIMI/ Saimir Tahiri i implikuar në atentatin e mbrëmshëm në Shkodër

56
0
Shares

Atentati i mbrëmshëm në Shkodër, i cili përfundoi me një ta plagosur dhe 6 ta arrestuar, implikon edhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.
Në një konstatim të tillë arrin PD-ja, e cila bën të ditur se ajo ngjarje ka përmasa më të mëdha dhe më të rënda nga çfarë është bërë publike..
Sipas PD-së, Saimir Tahiri është përfshirë drejtpërdrejtë në lehtësira që ju ka ofruar autorëve pas ngjarjes, si edhe në presionin ndaj organit të akuzës.
Për PD-së, ministri i Brendshëm është një shërbëtor i Behar Bajrit, njërit prej të akuzuarve dhe të ndaluarve ëpr ngjarjen e mbrëmshme.

Deklarata e plotë e PD-së


selia e pd 2Ngjarja e rëndë mbrëmë në Shkodër, sulmi me armë zjarri në zemër të qytetit, ka përmasa edhe më tronditëse që po mbahen të fshehura.
Saimir Tahiri është përfshirë drejtpërdrejt që në momentin e parë në ofrimin e lehtësive për autorët, më kryesori Behar Bajri, një prej kokave të krimit në Shkodër, me dhjetëra precedentë penalë.
Por falë punës energjike dhe profesionale të prokurorisë, atentatorët janë ndaluar disa orë pas ngjarjes.
Tahiri vazhdon edhe sot ti shërbejë Behar Bajrit, duke bërë të pamundurën për të lehtësuar rrethanat për autorët dhe duke ushtruar presion ndaj Prokurorisë.
Ky implikim i Tahirit është vërtetimi i radhës, i lidhjes së tij kokë e këmbë me krimin e me kriminelët më famëkeq në vend.
Këto akte kriminale ne mbështetje te krimit dhe bandave janë një dëshmi tjetër se Edi Rama ka braktisur me kohë qytetarët.
Rendi dhe siguria publike nuk janë prioriteti i Edi Ramës. Për të prioritet është pakti me kriminelët dhe ndarja e pushtetit me ta.
Shqiptarët nuk mund ta pranojnë kurrë sundimin e krimit në vend të ligjit.
Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY