Foto ilustruese
Avokati dixhital i ka shkruajtur ish-Kryeministrit Berisha në lidhje me sipërfaqe të mbjella me kanabis mes Fierit dhe Mallakastrës për të cilat ka denoncuar por prokuroria nuk ka nisur cështje:
“Drejtorin e policise se qarkut te Fierit, fameziun Neritan Nallbati per mbjellje te siperfaqeve te medha me kanabis ne tokat e privateve si dhe mosveprimin e prokurorise se Fierit ndaj denoncimeve e avokatit! Po ju rikujtoj ketu se Nallbati eshte anetar i bandes Hakmarrja per Drejtesi qe mbikqyri vendosjen e Uzines Mielli i Partise ne Xibrake ku ishte i implikuar direkt edhe Olsi Rama”, shkruan Berisha.
Postimi:
“Përshëndetje doktor, vendosa t’ju shkruaj lidhur me një fakt që këtë periudh është bërë tema e ditës. Në denoncimet tuaja për implikimin e drejtorëve të policisë së qarqeve me trafikun e drogës keni lënë pa pëendur drejtorin e policisë së Fierit Neritan Nallbati. Ky drejtues tashmë i njohur për opinionin shqiptar dhe jashtë si i lidhur me grupin e kokainës në Elbasan, sot është i lidhur dhe drejton trafikun e drogës në Fier. Familja ime ka të kthyer nga komisioni i pronave që prej vitit 2009 një sipërfaqe pylli prej 300-400 ha që shtrihet në zonën e Fierit dhe Mallakastrës. Duke qënë se kjo sipërfaqe është e madhe në shtrirjen e saj unë si Avokat dhe përfaqësues i familjes Cakrani, duke marë informacione se brenda kësaj sipërfaqe trafikantë Fierak të mbështetur nga Drejtori trafikant Nallbati kanë mblellë kanabis unë, kam denoncuar pranë prokurorisë dhe policisë Fier këtë fakt me qëllimin që ti paraprij cdo skenari të mundshëm në të ardhmen.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/