Një aksident me makinë i ndodhur mbrëmë, zbuloi katër personat që tentuan të vrisnin Dorian Shtjefnit në Shkodër. Makina me të cilën udhëtonin autorët e dyshuar u përplas me një pjesë muri në afërsi të fshatit Golem.
Burime të policisë së Shkodrës bënë të ditur se ata janë ndaluar si të dyshuar për atentatin e mbrëmshëm ndaj Dorian Shtjefnit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:15, në qendër të qytetit, pranë “Turizmit”. Autorët sulmuan me armë zjarri kallashnikov 30-vjeçarin ndërsa ai po udhëtonte me një automjet BMW X5.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/