Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Martin Zefi, i arrestuar ditë më parë në kushtet e flagrancës për vrasjen me thikë të elektricistit Zamir Velaj.
Zefi, që ishte debitor dhe nuk kishte energji prej 1 jave, e goditi Zamir Velajn me thikë tri herë në Oblik të Shkodrës, pasi ai nuk pranoi që t’ia rilidhte energjinë elektrike.
Sot në gjykatë, Martin Zefi ka shpërthyer në lot para trupës gjykuese.
“Kërkoj mëshirë nga ju”, mësohet të ketë thënë Zefi.
“Krimin e kam kryer në kushtet e depresionit të madh psikologjik. Isha edhe në gjendje të dehur”, ka thënë Zefi.
Megjithatë, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë me burg për Zefin.
Prokuroria e akuzon atë për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/