Ndërsa ka postuar një foto me një kalë nga ato që përdorin fermerët e Amerikës, deputeti lezhjan Eduard Ndocaj vijon debatin me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Kësaj here ka zgjedhur kalin për të përshkruar profilin e vet dhe atë të Ilir Metës.
Ja cfarë shkruan Ndocaj në rrjetet sociale:
“Një dilemë e madhe qarkullon në këto ditë. Ajo është se kush ja hip më mirë kalit: Meta apo Ndocaj. Kjo dilemë ka një zgjidhje. Meta është i vogël e nuk hip dot në kuaj të mëdhenj. Ndocën kuajt e vegjël apo gomarët nuk e mbajnë dot. Po ashtu, situata aktuale duke parë edhe fotot dëshmojnë qartë se Ndocaj pritet ti hip kalit e Meta pritet të rrëzohet nga gomari se në kalë s’ka mund me hip kurrë, sepse gjithmonë kalin e ka pas vetëm Berisha e Meta ka qëndruar gjithmonë në gomar.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/