Ndërron jetë në spital turisti që ra në Bovillë

Ndërron jetë në spital turisti që ra në Bovillë

73
0
Shares

Turisti që ra sot nga një lartësi e konsiderushme në malin e Bovillës, ka ndërruar jetë në spitalin Qendror të traumave në Tiranë. Ai është Denis Hala 32 vjeç, banues në rrugën “Dhimitër Karmarda”.
Sot, në rrugën e “Zall Herrit”, në Bovillë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një mali, një person i paidentifikuar, rreth 32 vjeç.
Forca të shumta të policisë, forca zjarrfikëse  dhe ekipi mjekësor, shkuan në vendngjarje për  ti dhënë ndihmën e parë.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes shkuan dhe helikopteri i Ministrisë Shëndetësisë .
Pas operacionit të kërkim-shpëtimit, mësohet se personi është nxjerrë nga humnera dhe në gjendje të rëndë shëndetësore u dërgua në Spitalin Qendror të Traumave në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY