Komisioneri i PS trondit Ramën: Ktu osht bo me ik nje sec....

Komisioneri i PS trondit Ramën: Ktu osht bo me ik nje sec. e me pare!

112
0
Shares

Postimet e Kryeministrit Rama mbi prishjen e fasadës së stadiumit ‘Qemal Stafa’ kanë ngjallur komente të pafund por një prej tyre, ai që vjen nga një komisioner i PS duhet ta ketë tronditë shefin e qeverisë.

Lexoni më poshtë:

Rama: Shumë interesante disa komente që thonë pse u prish fasada dhe nuk e mbajte fjalën!!! Po mire qe keta komentues nuk e kane lexuar statusin, po albumin e fotove qe tregon se si po ruhen nje me nje te gjithe elementet e fasades, per t’u rivendosur fiks sipas projektit origjinal dhe integruar ne projektin e ri, nuk i pane fare?! Cudi e madhe shume, po nejse, kur te mbaroje puna si gjithnje do dale e verteta e thjeshte, qe mjegullohet e erresohet nga gjithefare profesionistesh te genjeshtres e te manipulimit publik per lloj – lloj arsyesh qe vec ne te verteten s’kane te bejne!

Dariel Mustafa Ndreka: Bravo te qofte je shume finok. Ktu e kupton ti ca popull dele jemi dhe shume mire na e ben. Shkaterron fasaden monument kulture qe ruhet me ligj. Tall dhe trapin e hedh ne fb dhe thu do zhvendoset sikur po zhvendos nje vazo me lule. Dhe delet mbrapa thon bravo fasad komuniste. Se ca lidhje ka ajo me komunizmin vetem kto e din. Ajo eshte fasad e Italianit. Ketu eshte bo me ik nje sec e me pare

Edi Rama: Dariel me fal po ti flet siç flasin njerezit qe nuk duan te mesojne, nuk duan te degjojne, nuk duan te kuptojne! Zhvendosja dhe rivendosja e nje monumenti kulture per arsye te nje ndertimi apo rindertimi, sot ne bote eshte nje operacion rutine! Sepse nuk mund te ndertohet stadiumi i ri pa u zhvendosur paraprakisht fasada e vjeter. E cila do te ruhet dhe madje kur te rivendoset çdo gur i kohes se Italise, edhe do te riprodhohet pjeserisht sic ka qene ne projektin origjinal, qe e demtoi regjimi komunist kur vuri ato relievet e mbylli portat origjinale, kur shtoi nje kat siper pa lidhje fare apo kur me pas u shtua edhe nje “qeleshe” krejt pa kuptim ne maje ku u shkruajt emri i stadiumit, si te ishte ndonje klub! Keshtu qe meso, degjo dhe kupto i dashur Dariel, sepse nuk behesh me i ditur dhe me i zgjuar, duke i quajtur te tjeret dele! As nuk i jep me shume force argumentit duke perdorur fjale vulgare! Gjithe te mirat

Dariel Mustafa Ndreka: Nuk jam me PD o mbeshtetes te zellshem. O duartrokitesa. Jam komisioner i PS ne zgjedhjet e 2009 2011 2013 2015. Llogjika. Nqs nuk i thua Kryeminstrit bravo je me PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY