Image GalleryTë gjithë drejtuesit e automjeteve, janë bërë dëshmitarë të pamjeve se si policët “dalin nga ferra” në mes të rrugës dhe të kërkojnë të ndalësh… Kjo metodë pune e policisë, përvese demonstron se qëllim të vetëm Policia Rrugore ka gjobitjen dhe jo parandalimin e aksidenteve, përbën edhe rrezik për drejtuesit e mjeteve.
Një rrezik i tillë ka qenë i pashmangshëm sot në autostradën Tiranë – Durrës, ku polici “i ferrave” i një BMW e cila udhëtonte në shpejtësinë e korsisë të hapë krahun e të ndalojë. BMW, në tentativë për t’ju bindur policit “të ferrave”, është përplasur me një tjetër makinë…
Denoncimi, bashkë edhe me fotot, për rastin konkret, bëhet në rrjetet sociale.
Denoncimi në “Facebook”
“Përshëndetje Nisma. Ky aksident ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Tiranë – Durrës dhe i gjithi për faj të papërgjegjshmërisë së patrullës së policisë.
Pa asnjë sinjalistikë paralajmëruese për ulje shpejtësie, dalin nga hiçi dhe i thonë të hapi krahun një makine që ishte duke ecur në korsinë e shpejtësisë, me 90 km/h. Shoferi i shkretë s’ka ç’bën. S’mund të mos hapë krahun se i bie të kundërshtojë urdhrin e policit, detyrohet të bëje manovra që të kalojë në korsinë tjetër duke iu zënë rrugën makinave të tjera që po kalojnë. Dhe aty aksidenti është i pashmangshëm.
Dhe e gjitha për shkak të papërgjegjshmërisë. Nuk vendosin sinjalistikë se pastaj “zbulohen”.
Kjo papërgjegjshmëri sot për pak i kushtoi jetën shoferit të BMW-së në foto. S’e di a mban përgjegjësi njeri për këto jetë të rrezikuara e këto dëme materiale? Shteti kur vjen puna te gjobat na i kërkon deri në një, madje të marrin dhe makinën, po këto dëme që shkakton policia do t’i dëmshpërbleje njeri?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/